Lugano injoron ligat e mëdha

Qendërmbrojtësi Diego Lugano ka insistuar se është plotësisht i përqendruar në Paris St Germain dhe se nuk mendon për kalim në ndonjërën prej ligave më të mëdha evropiane si Premierliga, Spanja ose Italia.
Lugano 31 vjeç, ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në PSG pas transferimit në klub nga Fenerbahce në janar, dhe ka theksuar se është i lumtur në Parc des Princes.
“Kam luajtur në klube të mëdha si Sao Paulo, Fenerbahce, kurse tani jam në PSG, klub i madh në Francë. Preferoj të kënaqem këtu ku jam në vend se të ëndërroj rreth diçkaje tjetër”, deklaroi Lugano për FIFA.com.