Kontratë e re për Ferdinandin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson ka lënë të hapur mundësinë që mbrojtësi veteran Rio Ferdinand të vazhdojë kontratën e tij me klubin.
Ferdinand, 33 vjeç, ka kaluar gati një dekadë në Old Trafford dhe spekulohet se mund të largohet në fund të këtij sezoni. Por, Ferguson ka theksuar se Ferdinand mund të fitojë një marrëveshje të re.
“Varet nga ajo se sa arrin të ruajë formën fizike. Ajo që është duke bërë tani është e mirë”, deklaroi Ferguson për Daily Mail.