Huntelaar vendos pas Euro 2012-ës

Sulmuesi i Schalke 04, Klaas Jan Huntelaar ka shtyrë bisedimet për vazhdimin e kontratës së tij me klubin deri pas Euro 2012-ës.
Marrëveshja aktuale e tij me Schalken ka edhe një vit para skadimit por me 40 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat e këtij sezoni, Huntelaar ka zgjuar interesim nga shumë klube të mëdha evropiane. Andaj, Schalke dëshiron të vazhdojë kontratën e tij. Por, holandezi nuk ngutet.
“Ka kohë për të mbledh mendimet. Para kësaj, dua të mos shpërqendrohen në Kampionatin evropian”, deklaroi ai për Bild.