E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni e do Goetzen dhe Reusin

Zyrtari i lartë i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge ka konfirmuar interesimin për yjet e rinj të Gjermanisë, Mario Goetze dhe Marco Reus.

Rummenigge i tha të përditshmes gjermane Welt se: “Goetze është futbollist i shkëlqyeshëm edhe pse është vetëm 19 vjeq. Sigurisht se ne përcjellim futbollist të tillë”.

Mesfushori Goetze ia solli Borussia Dortmundit fitoren 1-0 në Munich ndërsa Reus, 22 vjeç realizoi het-trik në fitoren e Moenchengladbachut ndaj Werder Bremenit 5-0. “Reus nuk kushton lirë por ai do të mund të na shtonte kualitetin në ekip”, u shpreh Rummenigge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›