Medvedev: Ekonomia ruse, më e fortë se ajo e BE-së

Presidenti rus Dmitri Medvedev, u shpreh se ekonomia e Rusisë, pavarësisht një inflacioni të fortë dhe një rrjedhjeje të vazhdueshme të kapitaleve, është më e fortë se ajo e një numri të madh vendesh të Bashkimit Evropian, që po përballen me një krizë të rëndë të borxhit.
"Ekonomia jonë sot është në tërësi shumë më homogjene dhe më e fortë se ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian", theksoi ai i cituar nga agjencitë ruse.
"Inflacioni në Rusi është nën kontroll dhe rënia gjithashtu, këtë vit ajo do të jetë rreth 7 për qind, niveli i saj më i ulët", bëri të ditur ai, gjatë një vizite në Bashkortostan, në jug të Uraleve.
Ai u shpreh më tej se rrjedhja e kapitaleve nga Rusia që ka arritur në 64 miliardë dollarë këtë vit, nuk është "faji" i autoriteteve, ndërkohë që shumica e analistëve e shpjegojnë atmosferën negative të investimeve me ndikimin e korrupsionit, të burokracisë dhe të fiskalitetit.