Kompletohet shkëmbimi Cassano-Pazzini

Shkëmbimi Antonio Cassano–Giampaolo Pazzini ndërmjet Milanit dhe Interit është kryer me sukses të martën. Përpos që ua dhanë sulmuesin nga Bari, Rossonerët ua kanë paguar Nerazzurrëve 7,5 milionë euro.
Ish futbollisti i Barit, i Romës, i Real Madridit dhe i Sampdorias ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, ndërsa ish futbollisti i Fiorentinës dhe i Sampdorias ka nënshkruar kontratë trevjeçare me 2,8 milionë euro në sezon.
Të dy futbollistët i kanë kryer me sukses vizitat mjekësore dhe do të jenë të gatshëm për ekipet e reja qysh në fundjavë, kur nis edhe sezoni i ri i kampionatit italian.