Bayerni komod, pak gola por 3 pikë

Bayern Munchen ka vazhduar me fitore në Bundesliga. Skuadra e Pep Guardiolës e ka mposhtur Hanoverin në ndeshjen e sotme në Bundesliga me rezultat 2 me 0.
Gola në pjesën e parënuk pati, ndërsa fitorja u arrit në pjesën e dytë. Mandzukic në minutën e 51 dhe Ribery në minutën e 64 realizuan për fitoren e bavarezëve.
Bayerni i Pep Guardiolës nuk duket sikur ai i Juup Heynckes që shënonte më shumë gola, por se nga java në javë bavarezët po duken skuadër në rritje./Indeksonline/