E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi e Haradinaj takohen fshehtas ?

Në mëngjesin e ditës së sotme kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj janë takuar në restorantin "Tiffany" në Prishtinë.

Ata nuk ishin vetëm por me ta ishin të shoqëruar edhe zv.kryeminstri Hajredin Kuqi si dhe nënkryetari AAK-së, Blerim Shala.

Kurse lidhur me këtë takim, kryeminstri Thaçi ka thënë se tema e bisedës ka qenë me rëndësi nacionale.

Ai këtë takim e vlerëson si takim të rregullt dhe të zakonshëm në kuadër të takimeve që ai zhvillon me subjektet e ndryshme politike.

“Kemi diskutuar për dialogun në Bruksel, domosdoshmërinë e implementimit të marrëveshjeve të arritura, për tranzicionin e EULEX-it, për procesin e reformës elektorale dhe nevojën e përmbylljes së saj më shpejtë, për angazhimet e përbashkëta rreth procesit të Stabilizim Asociimit, si dhe për liberalizimin e vizave”, u shpreh Thaçi për Lajmi.net

Po ashtu edhe nënkryetari i Parë AAK-së, Blerim Shala ka konfirmuar këtë takim ndërmjet PDK-së dhe AAK-së.

Në këtë takim nuk ka munguar as tema aktuale e zgjedhjeve lokale. /Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›