E Diel, 1 Nëntor 2026

Bayerni vazhdon marshimin, gabon Dortmundi

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesligë. Gjiganti bavarez mposhti në udhëtim Augsburgun me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së 16-të dhe përforcoi edhe më tepër kreun.

Bayern kaloi në epërsi me golin e Thomas Mullerit nga penalltia në minutën e 40-të. Kurse, rezultatin përfundimtar e vendosi i golgeteri i rikuperuar nga lëndimi, Mario Gomez në minutën e 63-të, pak pasi ishte inkuadruar në lojë në vend të kroatit Mario Mandzukic.

Me këtë fitore, Bayern u ngjit në kuotën e 41 pikëve, 11 më tepër se Bayer Leverkusen në pozitën e dytë, që të dielën është mysafir i Hannoverit. Kampioni në fuqi Borussia Dortmund humbi në shtëpi nga Wolfsburg me rezultat 2-3. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp nga minuta e 35-të mbeti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Schmelzerit.

Rezultatet:

Augsburg-Bayern M 0 - 2

B.Dortmund-Wolfsburg 2 - 3

Freiburg-Greuther F 1 - 0

Nurnberg-Fortuna D 2 - 0

Stuttgart-Schalke 3 - 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›