Chelsea i kthehet fitoreve

Kampioni i Evropës, Chelsea i është kthyer fitoreve në Premier Ligë duke e mposhtur me rezultat 3-1 si mysafirë skuadrën e Sunderland.
Për skuadrën e Chelseat dy gola, një nga loja e rregullt dhe një nga penalltia shënoi sulmuesi Fernando Torres (11) dhe në minutën e 45. Juan Mata shënoi në pjesën e dytë në minutën e 49 ndërkaq për Sunderland shënoi Alan Johnson në minutën e 66.
Chelsea po ashtu ishte njëra prej skuadrave angleze që ka pasur krizë në ndeshjet e fundit. Kjo krizë u reflektua edhe në ligën e kamionëve ku edhe u eliminuan që në fazën grupore.