E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni më i mirë i Hamsikut

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik beson se është duke kaluar sezonin më të mirë në karrierën e tij të deritashme.

Ylli sllovak ka realizuar shtatë gola në 15 paraqitje në Serie A për Napolin që aktualisht gjendet në pozitën e dytë, dy pikë prapa liderit Juventus.

“Besoj se ky është edicioni më i mirë në karrierën time të deritashme. Jam duke shënuar shumë gola, si dhe kam treguar vazhdimësi të mirë në lojën time. Jam i lumtur që jam në Napoli ku po rishkruajmë historinë e klubit dhe jemi të uritur për fitore”, deklaroi Hamsik për Sky Sport Italia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›