E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baza e prostitucionit, tre në pranga

Policia arreston një grua, pronarin që përdorte hotelin dhe një vajzë që u kap duke ushtruar prostitucion

TIRANË- Shkatërrohet për të pestën herë një bazë që shërbente si shtëpi publike në qendër të kryeqyteit, pranë rrugës "Naim Frashëri", jo shumë larg bllokut të ambasadave. Ndërkaq policia arrestoi tre persona, me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, midis tyre dhe një 17- vjeçare që ushtronte prostitutën.


Sipas Policisë së kryeqytetit, janë arrestuar Pëllumb Prendi, 40 vjeç, pronari i hotelit që përdorej dhe për qëllime prostitucioni, Monika Micani, 49 vjeç, banuese në Tiranë si dhe 17 vjeçarja me inicialet A. S, banuese në Paskuqan. Të tre ata janë kapur rreth orës 11:30 minuta të së dielës në rrugën "Frederik Shiroka", nga Antitrafiku i Policisë së Tiranës, pas operacionit "Blendi", emri i hotelit ku ishte ngritur dhe baza e prostitucionit.


Ky vend nuk ishte i panjohur për uniformat blu, pasi që nga maj i vitit 2003 e deri në arrestimet e fundit janë kryer katër operacione dhe janë arrestuar disa femra që ushtronin prostitucion pikërisht në ambientet e hotelit që ishte kthyer në një shqetësim si për banorët përreth ashtu dhe për uniformat blu.


Sipas burimeve zyrtare të policisë, Prendi dhe Micani dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë shfrytëzuar për qëllime prostitucioni A. S, banore e Paskuqanit. Ndërkohë nga të dhënat e rezervuara të Policisë së kryeqytetit mësohet se përveç 17- vjeçares në hotel dyshohet se ushtronin prostitucion dhe tre femra të tjera dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre, ndërsa çmimet varionin në varësi të femrave që viheshin në dispozicion të klientëve.


Nga të dhënat policore mësohet se tre personat e arrestuar mbaheshin nën hetim prej më shumë se dy muajve në hotelin ku ushtronin veprimtarinë që ndodhet në Rrugën "Frederik Shiroka" në kryqëzimin e kësaj rruge me rrugën "Naim Frashëri", në kryeqytet.


Pas informacioneve që kishin marrë specialistët e zyrës së trafiqeve në Policinë e Tiranës, çdo lëvizje në hotel mbahej nën vëzhgim, ndërsa arrestimet kanë ardhur pasi 17- vjeçarja, emri i të cilës nuk është bërë i ditur nga policia është kapur në flagrancë duke ushtruar prostitucion.


Operacioni i të dielës në Rrugën "Frederik Shiroka", nuk është i pari për bllokimin e këtyre ambienteve, pasi janë kryer dhe tre të tilla. Kështu operacioni i parë është kryer më 27 maj 2003, ku në atë kohë është arrestuar një 37- vjeçare me inicialet F. O.


Operacioni i dytë i Policisë së kryeqytetit ka është zhvilluar më 16 shtator po të vitit 2003, ku janë arrestuar tre persona, midis tyre dhe një 17- vjeçare me inicialet E. S, e cila shfrytëzohej nga pronarët e hotelit për prostitucion. ndërsa operacioni i tretë për bllokimin e ambienteve të hotelit që ndodhet në Rrugën "Frederik Shiroka", është kryer në shkurt të vitit 2004.

Të arrestuarit
Pëllumb Prendi, 40 vjeç, banues në Tiranë
Monika Micani, 49 vjeçe, banuese në Tiranë
A.S, 17 vjeçe, vajza që prostituonte

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›