E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baze: Sistem terrori kundër të vërtetës

Gazetari Mero Baze në një intervistë për "Zërin e Amerikës" ka theksuar se në Shqipëri është krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën.
"Shqipëria është kthyer në një vend të traumatizuar nga lidhjet e politikës me krimin. Në krahasim me komunizimin ka një liri për të parë spektakle rozë, por nuk ka asnjë liri për të prekur regjimin", theksoi Baze. Sipas Bazes Shqipëriaa është i vetmi vend
që nuk ka ndëshkuar ministrat që akuzohen për krime të rënda dhe ështe krijuar një sistem terrori për ata që duan të thonë të vërtetën.
Kemi të bëjmë me një regjim ku krimi është i lidhur me politikën", është shprehur Mero Baze.
Botuesi i gazetës "Tema", dhe një nga emrat më të njohur të gazetarisë, Mero Baze, është sulmuar mbrëmë ndërsa ishte në shoqërinë e disa kolegëve gazetarë në një nga lokalet e Tiranës. Baze është qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me sende të forta, duke mbetur i plagosur rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›