Bearzot: S’do e merrja Kasanon
Ish-trajneri i Italisë, i cili e drejtoi ekipin te titulli botëror në vitin 1982, Enco Bearzot, ka folur për situatën e “të kaltërve”.
“Grupi është shumë i fortë dhe skuadra i ka të gjitha shanset për të arritur maksimumin. Gjithsesi, duhet pranuar që nuk do të jetë edhe aq e lehtë, duke parë kundërshtarët në fazën në grupe. Puna e Donadonit? Të isha në vendin e tij, nuk do e kisha marrë Antonio Kasanon. Situata është e qartë, prandaj nuk do e kisha bërë një gjë të tillë. Ai duhet të marrë shembull nga Del Piero. Gjithsesi, kam besim te puna e Donadonit”.