Skolari do triumfin këtë herë
Trajneri i kombëtares së Portugalisë, Luis Felipe Skolari, ndihet optimist në vigjilje të kampionatit evropian, i cili starton në datën 7. “Ne arritëm të ishim finalistë në Euro 2004 dhe u renditëm në vendin e katërt në botërorin e 2006-ës.
Kemi një organikë të shkëlqyer dhe lojtarë që këtë herë duan të shijojnë suksesin. I jemi afruar mjaft triumfit në evropian herën e kaluar, mirëpo kësaj radhe do t’i shkojmë gjer në fund”, – deklaroi Skolari. Përsa i përket formës së lojtarëve të tij, ja se ç’thotë ai: “Janë të gjithë në formë të mirë. Kristiano Ronaldo pësoi një dëmtim të lehtë ditën e djeshme, por mendoj se do të riaftësohet shumë shpejt dhe nuk do të jetë shqetësues. Po pres përgjigjen e mjekëve. Gjithsesi, ekipi është i kompletuar dhe pa asnjë mangësi, gjë që ma shton edhe më tepër besimin se do të arrijmë një rezultat të shkëlqyer në Euro 2008”.