Donadoni: S’më shqetëson hija e Marçelo Lipit
Vetëm pak orë e ndajnë Roberto Donadonin nga rinovimi i kontratës si trajner i Kombëtares së Italisë dhe ndaj nuk duket shumë i shqetësuar.
Gjithsesi, është përfolur shumë se po e ndjen presionin e Marçelo Lipit, paraardhësit të tij në pankinën e “axurrëve”, i cili triumfoi në Kupën e Botës. “Evropiani po afron dhe në fakt, kjo situatë është më shumë stresuese për një trajner se për një lojtar. Është një kompeticion i madh dhe me shumë përgjegjësi. Duhet të japësh më të mirën dhe unë jam i bindur që do t’ia dalim me sukses. Po presim me padurim të fillojmë aventurën e Euro 2008. Nuk më shqetëson aspak një gjë e tillë. Triumfi i arritur nga Lipi ishte me të vërtet i jashtëzakonshëm, por unë kam në dispozicion pjesën më të madhe të lojtarëve që kishte ai. Pra, kam mjaft kampionë bote në ekip, të cilët duan t’i shtojnë karrierës së tyre edhe një titull si kampion Evrope”.