Halimi: 25 deri ne burgim te perjetshem kush mban lende plasese Eva Gjura
Ministri i Drejtesise Eduard Halimi ka konfirmuar dje, se specialistet ne ministrine e tij kane nisur intensivisht punen per hartimin e paketes se reformes ne drejtesine kriminale. Ne rrjetin e tij social ‘Facebook’, ministri Halimi ka kerkuar edhe mendimin e qytetareve te ndryshem per reformimin sa me mire te drejtesise kriminale, duke shtruar pyetjen nese duhet te ashpersohen masat e denimit per disa kategori te krimit, te cilat po hasen me shpesh vitet e fundit ne vendin tone. Kjo sipas ministri behet pasi gjate ketyre tete viteve, qeveria zbrapsi krimin e organizuar, e struku ate pas hekurave te burgut dhe tani eshte rradha e krimit ordiner. Duke sjelle ne vemendjen e te gjitheve sugjerimin e nje miku te tij ne ‘Facebook’, i cili kerkonte qe te ashpersohej denimi per mbajtesit e armeve, ministri Halimi e mbeshtet mendimin e tij, duke e vleresuar si te drejte. Duke dhene argumentet e tij, pse e mbeshtet ashpersimin e denimit per armembajtjen, Halimi eshte shprehur se, “nese ne shohim shpesh kronikat e zeza, vrasjet me te shumta ndodhin me arme zjarri. Por ajo qe une mendoj eshte se duhen bere disa klasifikime ne lidhje me kete ceshtje. Nese dikush kapet me arme ne rruge, qellimi kryesor, kriminal i tij, eshte te vrase dike! E nese duhet te zbrapsim krimin e vrasjes, cilido qofte ai, atehere denimi per ata qe kapen me arme ne rruge, ne ambiente publike nuk mund te jete me pak se 10 vjet. Ne nuk duhet te presim qe ai te vrase dhe pastaj ta denojne gjykatat”. Gjithashtu ministri Halimi kerkon nje ashpersim edhe me te forte te te gjithe atyre qe mbajne arme pa leje luftarake ne banesat e tyre. “Gjithkush qe mund te kapet me arme ne banese, mund te kete nje denim me te lehte se ai i mesiperm, por jo me pak se 5 vjet, shume here me rende se ajo qe eshte sot. Gjithkush qe kapet me lende luftarake ne banese, apo gjithkund tjeter, materiale shperthimi dhe tritol, nuk duhet te denohet me pak se 25 deri ne burgim te perjetshem. Ne nuk duhet te presim qe ai te hedhe ne ere ndonje qytetar, apo nje funksionar, te presim pasojen dhe pastaj te reagojme. Sigurisht qe pasoja eshte nje rrethane renduese me teper, qe duhet te kete edhe nje denim tjeter po aq te rende. Por subjekti qe kapet me lende plasese, apo mjete qe ndihmojne ne vendosjen e bombave dhe tritolit, nuk mund te kete nje denim me pak se 25 vjet”, eshte shprehur ministri i Drejtesise.
Armembajtja
Nese dikush kapet me arme ne rruge, qellimi kryesor, kriminal i tij, eshte te vrase dike! E nese duhet te zbrapsim krimin e vrasjes, cilido qofte ai, atehere denimi per ata qe kapen me arme ne rruge, ne ambiente publike nuk mund te jete me pak se 10 vjet. Ne nuk duhet te presim qe ai te vrase dhe pastaj ta denojne gjykatat
Lende luftarake
Te gjithe ata qe kapet me lende luftarake ne banese, apo gjithkund tjeter, materiale shperthimi dhe tritol, nuk duhet te denohet me pak se 25 deri ne burgim te perjetshem. Nuk duhet te presim qe ai te hedhe ne ere ndonje qytetar, apo nje funksionar, te presim pasojen dhe pastaj te reagojme
Qellimi
Kjo pakete do te kete nje qasje te dyfishte: ashpersimin e politikes penale per krime me rrezikshmeri te larte shoqerore nga njera ane, duke kerkuar denimin e ashper te autoreve dhe mbajtjen e tyre per nje kohe te gjate ne burg dhe perdorimin e mjeteve alternative te burgimit per te denuarit qe nuk paraqesin rrezikshmeri te larte.