E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ligjet janë letra pa vlerë, mungojnë tre pushtete Qamil Xhani

Partia Socialiste nuk ka ndryshuar qendrim per votimin e tre ligjeve te integrimit edhe pas lajmerimit te vizites se Komisionerit Stefan Fyle ne Tirane per te gjetur konsensus. Ne takimin e zhvilluar dje, per prezantimin e programit te sigurise, kryesocialisti u shpreh se vendit nuk i mungojne tre ligjet, por zbatimi i ligjeve ekzistuese. “Midis 2011-2011 kemi punuar ne Parlament per te miratuar ligje qe forcojne masat e Kodit Penal te Shqiperise dhe cili eshte rezultati? Shiperise nuk i mungojne tre ligje per t’u bere europiane. Shqiperise i mungojne tre pushtete. I mungon pushteti legjislativ, i marr peng nga ekzekutivi, e pate perpara dy ditesh. I mungon ekzekutivi, i marre peng nga korrupsioni. I mungon gjyqesori i marre peng nga ekzekutivi dhe nga korrupsioni. Ne keto kushte ligjet jane letra pa asnje vlere.”, tha kreu i PS-se Rama. Kryesocialsti u ndal ne situaten e rendit ne vend, duke u shprehur se policia dhe shteti eshte e paafte per te fituar betejen me krimin. Sipas tij, vetem qeverisja socialiste eshte ne gjendje te fitoje betejen me krimin ne vend. “Ky shtet s’ka me asnje shans te fitoje betejen me krimin, liron doren ne ligje, shtrengon doren nga ana tjeter per te ndare perfitime te paligjshme. Qeveria ka tradhtuar misionin e saj, por dhe cdo vote te marre nga qytetaret”, tha kreu i PS-se. Ne fjalen e tij, Rama eshte ndalur gjate ne strukturen e forcave te rendit dhe menyren sesi funksion Policia e Shtetit. Ai u shpreh se policia eshte e paafte dhe e tradhtuar nga drejtues te lidhur me aktivitetin e jashteligjshem. Rama ka premtuar se rritja e cilesise se Policise se Shtetit mund te behet vetem me rritjen e standardit te jeteses se punonjesit e policise. Ne kete linje ai premtoi rritjen e pages se punonjesve te policise, gjate mandatit te pare qeverises ne vend. “Ne 300 ditet e para do te veme ne krye policine e shtetit, ne territorin shqiptar do te kete vetem nje polici, ajo e shtetit shqiptar. Policia ka trajtimin financiar me te ulet ne rajon. Mandatin tone te pare ne do te rrisim pagat”, u shpreh kreu i PS-se. Ai ka shtuar se nje trajtim me i mire ekonomik dhe social do te behet dhe per punonjesit e policise qe kane rene ne krye te detyres. “Mandatin e pare do garantojme strehimin e te gjithe familjareve te policeve te vrare ne krye te detyres, punesim per te gjitha grate e policeve te vrare ne krye te detyres, perkujdesjen per te gjithe jetimet e luftes se shtetit me krime. Cdo polic qe nen uniformen blu merr persiper misionin e madh do te kete siguracionin e jetes”, tha kreu i Partise Socialiste.

PREMTIMET

“Ne 300 ditet e para do te veme ne krye policine e shtetit, ne territorin shqiptar do te kete vetem nje polici, ajo e shtetit shqiptar. Policia ka trajtimin financiar me te ulet ne rajon. Mandatin tone te pare ne do te rrisim pagat”, tha kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›