Bebiç: Anëtarësimi i Shqipërisë e Kroacisë në NATO, inkurajim për vendet e rajonit

Anëtarësimi i Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO duhet të shërbejë si inkurajim për vendet e tjera të rajonit që synojnë të njëjtin objektiv, deklaroi kreu i parlamentit kroat Luka Bebiç gjatë një konference në Budapest, duke shtuar se angazhimi i këtyre dy vendeve për të ardhmen euro-atlantike është bërë më i fuqishëm pas hyrjes në aleancën perëndimore.
Bebiç e bëri këtë deklaratë gjatë konferencës njëditore të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Në punimet e konferencës së zhvilluar dje në kryeqytetin hungarez Budapest, Bebiç mbajti një fjalim lidhur me proceset e integrimit në Bashkimin Evropian dhe më pas lidhur me bashkëpunimin me NATO-n.
Shqipëria dhe Kroacia u anëtarësuan në NATO më 1 prill të këtij viti.