Dell: Amerika do të përkrahë Kosovën
Në dhjetëvjetorin e bashkëpunimit të USAID-it me komunat e Kosovës, sot në Gjakovë ka qëndruar për një vizitë ambasadori amerikan Cristofer Dell i shoqëruar nga drejtoresha e misionit të USAID-it për Kosovë, është pritur nga kryetari i komunës Pal Lekaj dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ambasadori Dell vizitoi edhe qendrën e qytetit ku ishte hapur ekspozita fotografike me projektet e USAID-it në rajonin e Gjakovës.
"Ne do të vazhdojmë të punojnë në të gjitha fushat të cilat janë të rëndësishme për Kosovën, forcimin e institucioneve , krijimin e mundësisë për të gjithë qytetarët për të kontribuar për të ardhmen e shtetit, do të punojmë në zhvillimin e ekonomisë dhe dëshirojmë të krijojmë një ekonomi të fuqishme të bazuar në tregun e lire, të gjithë këto bazuar në forcën sundimit të ligjit," tha Dell.