E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebja e vdekur gjendet nga peshkataret

LEZHE - Trupi pa jete i nje femije te sapolindur dhe te braktisur eshte gjetur pasditen e djeshme ne lagjen "Beselidhja" te qytetit te Lezhes, ne bregun e lumit Drin. Disa peshkatare qe kane ngritur tratat ne kete zone kane pare nje batanije te mbeshtjelle, nga e cila vinte nje ere e rende. Ata kane hapur teshat dhe kane pare nje trup te dekompozuar. Policia e mberritur ne vendngjarje beri te ditur se kufoma ishte e seksit mashkull dhe mendohet se i perket nje bebeje te braktisur menjehere pas lindjes. Sipas policise, foshnja eshte hedhur te pakten nje muaj me pare ne breg te lumit. Uniformat blu kane shkuar ne maternitet per te verifikuar te gjitha lindjet e regjistruara gjate tre muajve te fundit.

A.B


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›