E Shtunë, 31 Tetor 2026

Operacion antidroge, pranga 3 shqiptareve

VICENCA - Forcat e Guardia di Finanza ne qytetin e Vicenzas ne Itali kane vene ne pranga 26 persona me akuzen e "shperndarjes se lendeve narkotike". Operacioni i koduar "Redemption", i drejtuar nga prokuroria ka cuar ne pranga te dyshuarit, mes tyre dhe tre shqiptare dhe ka bere te mundur sekuestrimin e 200 grameve heroine si te 3 kilogrameve hashash. Emrat e te arrestuarve nuk jane bere te ditur nga policia, pasi sipas tyre, jane ende nen vazhdim te operacionit dhe jane duke hetuar per persona te tjere te cilet mund te jene implikuar. Ne kete operacion pervec lendes narkotike, jane sekuestruar si prova materiale dhe nje pistolete tip "Kolt kobra" e kalibrit 38 milimeter, e cila kishte ne karikator 55 plumba. Te arrestuarit jane marokene, shqiptare dhe italiane, te cilet ishin pjese e nje grupi qe merrej me shperndarjen e droges. Ata furnizonin me lende narkotike, perdoruesit ne rrethinat e Vicenzes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›