E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tullumbacet provokuese

Nuk kane arritur te kuptojne nese ishte nje provokim, apo thjesht nje gabim jo i qellimshem i tregtareve. Qindra tullumbace te shitura gjate Vitit te Ri, ne Krushevc te Serbise, kane nxitur shqetesimin e qytetareve. Kjo pasi askush nuk e kishte vene re se ne tullumbace ishte stampuar shqiponja dykrereshe dhe flamuri i Shqiperise.
"Une vete bleva 6 tullumbace te medha dhurate per femijet. Nuk i vura re derisa i fryme qe ne to ishin stampuar flamuri shqiptar dhe shqiponja dykrereshe.-thote Ljubisha Velimirovic, kryetar i sindikates 14 Tetori. Sipas te perditshmes serbe Kurir, tullumbacet ishin importuar nga Kosova, dhe mesa duket as tregtaret qe i kishin sjelle per ti shitur nuk e kishin vene re se ne to kishte simbole shqiptare. Pavaresisht se kjo ngjarje mund te kete qene nje gabim jo i qellimshem nga vete tregtaret, banoret ne Krushevc kane nisur te shqetesohen duke menduar se ky mund te jete nje provokim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›