E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI identifikon gjeneraten e ardhshme

FBI-ja se shpejti do te filloje nje projekt 1 miliard dollaresh, per te ndertuar bazen me te madhe te te dhenave biometrike ne kompjuter, e cila do t'i jape qeverise amerikane me shume mundesi per te identifikuar njerezit ne shtepi dhe ne qarkullim. Keshtu njoftoi The Post. Tashme, FBI-ja ka nisur te mbledhe ne sistemet e saj pamjet dixhitale te fytyrave, gjurmeve te gishtave dhe shenja te shuplakave te duarve. "Ne janar, agjensia qe eshte e fokusuar ne shkeljet e ligjit federal, spiunazhe nga te huajt dhe aktivitete terroriste, pret qe te filloje kontraten 10-vjecare, me qellim zgjerimin e mases dhe llojet e informatave biometrike qe ajo pranon", pohon The Post. Me kerkese te punetoreve, FBI-ja do te ruaje gjithashtu shenjat e gishterinjve te punetoreve, te cilet jane testuar per prapavijen e tyre kriminale. "Ne rast se deshmohet i suksesshem, sistemi, i quajtur "Next Generation Identification" (Identifikimi i gjenerates se ardhshme), do te mbledhe te dhenat biometrike ne vend per qellime identifikimi dhe mjeko-ligjore", perfundoi The Post.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›