2008-a, triumfi i laptop-it
Nga analizat e tregut te bera gjate vitit 2008, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes do te shiten me shume laptope sesa desktope (kompjutere tavoline). Edhe pse keto parashikime ekzistojne prej kohesh, tani ne te vertete do te mund te realizohen. Gjate vitit 2007 ne tregun amerikan u shenua nje rritje ne shitjen e laptopeve me rreth 21%, ndersa ne te njejten kohe, shitja e desktopeve ka shenuar nje renie prej 4%. E shprehur ne numra, kjo eshte 31.6 milione laptope te shitur dhe 35 milione desktope. Nuk eshte e veshtire te arrihet ne konkluzionin se kjo diference po zvogelohet aq shpejt sa qe gjate vitit 2008 do te shiten me shume laptope sesa desktope. Ketij pohimi i shkon ne favor edhe zvogelimi i dallimeve ne performansa te dy llojeve te kompjutereve dhe renia e vazhdueshme e cmimit te laptopeve. Gjate vitit 2007 eshte rritur edhe numri i pikave per internet eireless (pa tela), prandaj nuk eshte per t'ua zene per te madhe as institucioneve edukative, te cilat nga studentet kerkojne blerjen e laptopeve. Ne fund te fundit, edhe kompanite e medha cdo dite e me shume po kthehen blerjes se laptopeve, keshtu parashikohet qe deri ne vitin 2011 rreth 66% e kompjutereve te blere per biznes do te jene laptope. Te gjitha statistikat e lart shenuara ne SHBA, jane shume te ngjashme me pjesen tjeter te botes, prandaj mund te presim edhe tek ne qe gjate vitit 2008 te shohim nje rritje me te madhe ne perdorimin e laptopeve.