E Shtunë, 31 Tetor 2026

Demollari, i huaji me i mire i Dinamos se Bukureshtit

Sulejman Demollari eshte konsideruar si lojtari me i mire i huaj ne historine e klubit rumun te futbollit, Dinamo i Bukureshtit. I spikatur nga Florin Halagian gjate ndeshjes se U21 Gjermani-Shqiperi, qe perfundoi me rezultatin 1-1, mesfushori sulmues shqiptar shkoi ne Rumani pas disa vitesh, ne 1991.
Si mberriti
Agjenti qe e shoqeroi, Vasil Toci e propozoi per here te pare tek ekipi i Steauas se Bukureshtit, kampione europiane ne 1986. demollari u be pjese e ekipit, por drejtuesit nuk donin te paguanin shumen e kerkuar nga klubi i tij meme, Dinamo e Tiranes. Shumia ishte 30 mije dollare, nje shifer e konsiderueshme per futbollin rumun ne ato vite. "Profesori" Halagian zbuloi qe Demollari gjendej ne Bukureshti dhe e thirri ne "Stefan cel Mare" ("Stefani i Madh"), lagja e Bukureshtit ku gjendet klubi i Dinamos. Demollari u shnderrua menjehere nje nder titullaret e padiskutueshem e nje ekipi, ne te cilin benin pjese Dorinel Munteanu, Tibor Selymes dhe Florin Prunea.
Heroi i derbit me Steauan
Ne vitin 1991, ne derbin e tij te pare Dinamo-Steaua (1-0), Demollari shenoi nga pika e 11-metershit golin deciziv te kesaj ndeshjeje. Dinamo e Bukureshtit fitoi titullin kampion te atij edicioni. Deri ne vitin 2000, ai 1-0 ishte suksesi i vetem i Dinamos perballe rivaleve te perjetshem. Gjate tre vite e gjysem, kur ai luajti ne "Stefan cel Mare", Demollari ka luajtur 100 ndeshje per Dinamon dhe ka shenuar 36 gola.
I adhuruar nga fansat
Demollari u adaptua shpejt me tifozet fale sjelljes se tij prej lideri ne terren dhe si pasoje e karakterit te tij te dallueshem. Gjate kohes qe qendroi ne Bukuresht, shqiptari te ftonte ne shtepine e tij, per darke tifozet kuq e bardhe (ngjyrat e Dinamos). Madje edhe tani mban lidhje permes telefonit cdo jave me ata dhe eshte ne djeni me gjithcka ndodh tek ekipi rumun i Dinamos se Bukureshtit.
"Demo" ne Rumani
Parate e tij te para qe morri nga Dinamo i shpenzoi per te blere nje makine Mercedes, automjetin me popullor ne vendin e tij, Shqiperi. Ne fillim, i huaji nuk mund te perdorte makinen pervecse ne Rumani, pasi autoritetet e Tiranes nuk e lejonin kete gje. Demollari ka fituar me Dinamon e Bukureshtit, ne vitin 1991 te dy ndeshjet me Sportingun e Lisbones (0-1 dhe 2-0), gjate Kupes UEFA, ekipin e Lusi Figos, Krasimir Balakovit dhe Paulo Kadetes. Me pas, Demollari ishte shume nervoz kur morri vesh se portugezi Figo nuk e mbante mend "dopjon" me kuq e bardhet. "C'e kujton veten Figo qe te pretendoje se nuk e mban mend Dinamon, ekipi i cili i eliminoi nga Evropa?", deklaroi i nervozuar "Demo".
Sulejman Demollari u be nje mik i ngushte me agjentin Dumitru Tudor, pasi e ndihmoi te zhvillonte biznesin me shuma te ndryshme parash dhe marredheniesh. "Ciorba" nuk i ka harruar sherbimet e mikut te tij dhe i ofroi se fundmi te beheshin partnere ne firmen e tij.
Demollari ishte si bashkeshortja e tij, musliman. Prandaj ai i habiste te njohurit nga Rumania nga fakti se gjate vakteve te ngrenies sherbeheshin vetem specialitete me baze mish pule.
...dhe Shqiperia
Ne vendin e tij te lindjes "Demo" eshte shume popullor. Mban rekordin e pjesmarrjeve ne ekipin kombetar, 45 here dhe u perfshi ne dhjete personalitetet perfaqesuese te Shqiperise. Per nje kohe ishte tranjeri i perfaqesueses se Shqiperise, por dha doreheqjen per shkak mosimplikimit ne Tirane ne problemet e korrupsionit ekzistente ne futboll.
Marre nga "www.gsp.ro"
Shifrat e Demollarit:
100 ndeshje ka luajtur per Dinamon e Bukureshtit
1 titull kampion me ekipin e tij rumun
36 gola ka shenuar ne te gjitha kompeticionet per Dinamon e Bukureshtit
1 karton te verdhe ka marre ne tre vite e gjysem, kur luajti ne Divizia A (Kampionati rumun)
70 mije dollare ka fituar Demollari ne qendrimin e tij ne "Stefan cel Mare"
Kur luante me Dinamon
Kur Sulejman Demollari shkoi ne Rumani nuk aspak njihte gjuhen vendase. Por, pervec lojes se tij, ai u dallua ne fillim edhe per menyren se si terhiqte ose therriste shoket e skuadres per te sulmuar ne porten kundershtare. Dinamo e Bukureshtit ka si logo te saj nje qen te kuq. Tifozet tregojne se meqenese Demollari nuk njihte gjuhen rumune, per t'i terhequr vemendjen shokeve dhe per t'i ftuar ne sulm ai lehte: "hum, hum, hum"!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›