E Diel, 1 Nëntor 2026

Bechtel kerkoi qe te mos hapet tuneli i Thirres para kohe

Rreziku

Ambasada e SHBA-se ne Tirane ne dokumentet derguar Departamentit te Shtetit zbulon se qeveria po i shkakton kosto me vetedije shqiptareve nga deshira e saj per tu rizgjedhur. Ne 17 prill te vitit 2009 ambasada zbulon se vete presidenti i Bechtel-it kompanise qe ndertoi rrugen Durres-Kukes Majkell Adams eshte perpjekur te binde Sali Berishen te mos e hape tunelin e rruges Durres-Kukes ne 27 qershor dy dite para zgjedhjeve pasi kjo mund te ishte e rrezikshme dhe mund te rriste koston e rruges te pakten me 15 milione euro te tjera. Sipas nje zyrtari te larte te Bechtel ministri Olldashi dhe drejtori i pergjithshem besonin se hapja e tunelit duhej shtyre per ne tetor por askush nuk kishte guximin tia conte kete mesazh Kryeministrit. Bechtel thote se e kuptonte presionin ne te cilin ndodhej Berisha duke ju referuar deklarates se Edi Rames i cili pak dite me pare kishte akuzuar Kryeministrin se kishte genjyer me afatet e rruges dhe qe ajo tani do te inaugurohej nga nje kryeminister socialist. Ashtu sic u paralajmerua nga zyrtaret e Bechtel hapja e parakohshme e tunelit me vone coi ne shembjen e tij qe i kushtoi buxhetit jo 15 milione euro por gati dyfishin e kesaj shume. Ambasada shkruan se kostoja e rruges u rrit nga shume arsye nje prej te cilave ishte deshira e Sali Berishes per te pasur nje tunel te drejte ne te gjithe shtrirjen e tij ndryshe nga sa ishte projektuar qe tuneli te ishte i drejte vetem ne 500 metrat e para nga te dyja anet. Ironikisht shkruan ambasada pak kohe me vone qeveria nuk pranoi te rriste shpenzimet per sigurine e rruges duke mos pranuar te ndertoje gardhet rrethuese te sigurise cka lejon fshataret e zones dhe gjene e gjalle te levizin lirshem ne rruge me automjetet qe ecin me 120 kilometer ne ore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›