E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Kosta Trebickes dinamika e ngjarjes se mistershme

Shtator 2008 Qeveria shqiptare kerkon ekspert amerikan per hetimin

Qeveria shqiptare ka kerkuar ne menyre urgjente asistence teknike nga ambasada e Shteteve te Bashkuara te Amerikes lidhur me hetimin dhe zbardhjen e vdekjes se deshmitarit kyc te ngjarjes se Gerdecit Kosta Trebicka. Kjo kerkese eshte percjelle nga selia diplomatike ne Tirane drejt Departamentit Amerikan te Shtetit pa bere shume komente dhe analiza te karakterit politik. Ne kabllin e 13 shtatorit dite kur edhe eshte depozituar nje kerkese po kaq urgjente edhe nga Prokuroria e Pergjithshme ne kete drejtim bie ne sy vleresimi i Trebickes si nje deshmitar kyc i profilit te larte por lihet ne heshtje fakti se ky i fundit ishte nderkohe edhe shtetas amerikan. Ambasada kerkon ndihme urgjente ne pergjigje te nje kerkese per ndihme nga Qeveria shqiptare ne hetimin e nje aksidenti rrugor me pasoje vdekjen nje deshmitari kyc...Qeveria shqiptare ka premtuar te paguaje te gjitha shpenzimet qe burojne nga cfaredo lloj ndihme amerikane - thuhet ne kabllin ne fjale. Vdekja e Trebickes percillet keshtu ne versionin e nje aksidenti rrugor ndonese hetimi i kerkuar synonte zbardhjen e ngjarjes dhe reduktimin e te gjitha reve te dyshimit qe ishin ngritur mbi te. Autori i ketij kablli eshte jo ambasadori John Withers por zv/ambasadori Stephen Cristina i cili pasqyron ne te edhe kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme ne kete drejtim. Ne 13 shtator ambasada mori nje kerkese zyrtare urgjente per ndihme nga Prokurori i Pergjithshem ne hetimin e rrethanave qe lidhen me vdekjen e nje qytetari shqiptar Kosta Trebicka ne ate qe duket te kete qene nje aksident me makine ne 12 shtator. Qeveria shqiptare kerkoi specifikisht nje ekspert per rindertimin e aksidenteve rrugore qe te jape ndihmen e tij ne kete ceshtje - thuhet ne kabllogramin ne fjale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›