E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers Berisha eshte gati te beje gjithcka per tu rizgjedhur

Buxheti elektoral

Wikileaks ka publikuar disa kabllograme tronditese ne lidhje me Shqiperine qe ambasada amerikane ne Tirane i ka derguar Departamentit te Shtetit gjate viteve 2008-2009. Ne pjesen derrmuese te tyre vihet re nje shqetesim i madh i eksperteve te ambasades per politikat fiskale te qeverise gjate kohes se krizes perpara se vendi te hynte ne zgjedhje. Ekspertet e ambasades kane shprehur haptazi shqetesimin se deshira e madhe e qeverise ne ate kohe per te fituar zgjedhjet i ka cuar financat e vendit ne prag te kolapsit madje duke sjelle edhe kosto shtese per taksapaguesit pasi largoi Fondin Monetar Nderkombetar per te pasur dore te lire me buxhetin. Ne nje kabllogram te derguar ne 8 prill te vitit 2009 te titulluar Shqiperia ecen ne nje litar te tendosur financiar ne fund te nje materiali qe shpjegon se si Shqiperia po kalon nje situate te rrezikshme financiare per shkak se kriza ka goditur te ardhurat ndersa qeveria nuk heq dore nga shpenzimet e larta para zgjedhjeve ish-ambasadori John Withers komenton Berisha duket i gatshem te rrezikoje gjithcka per tu rizgjedhur. Menyra e vetme qe kjo situate te menaxhohej ne menyre te rrezikshme do te ishte sikur ai te ishte me sy te mbyllur edhe pse disa mendojne se eshte sakaq. Megjithate ne te kaluaren qeveria ka treguar nje aftesi te cuditshme per te evituar katastrofat edhe pse ne minutat e fundit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›