E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano me shume nje hiperbole mediatike sesa rikthim ne politike

Konsiderata Ndaj ish-kryetarit socialist jane te zhgenjyer dhe mbeshtetesit

Asgje ndryshe nga dilemat e shfaqura ne mediat shqiptare nuk ka prodhuar Fatos Nano me levizjet e veta politike edhe ne perceptimin e diplomateve te huaj. Kabllogramet e ambasades amerikane te zbardhura dy dite me pare nga Wikileaks japin nder te tjera edhe disa konsiderata te pergjithshme te titullarit te saj John Withers i cili ne te pergjithshmen e vet konsiston se Nano mbetet me shume nje hiperbole mediatike sesa aksion real politik. Per te konkretizuar me qarte kete Withers referon deklarimin e nje prej ish-bashkepunetoreve me te afert te Fatos Nanos Petro Koci i cili shprehu zhgenjimin e madh per ish-kryetarin. Ne kete kontekst mund te qemtohet nje preference e qarte e Withers per kreun aktual socialist Edi Rama sidomos ne vleresimet e bera per lojen e zgjedhjes se Presidentit ne vitin 2007. Deputetet qe votuan per te per President u perjashtuan nga partia. Nano u rishfaq ne fundin e vitit 2007 duke marre drejtimin e nje grupi te pakenaqurish me Ramen sa i perket ndryshimeve ne PS. Ai nisi nje fushate degjimore me synim zgjerimin e bazes se tij politike per ta braktisur kete nisme pas vetem 4 takimesh. Rama nga ana e tij procedoi shkelqyeshem me nje qasje te ngjashme e cila eshte kthyer ne nje gur themeli ne qasjen e tij ndaj lidershipit opozitar. Qe atehere kritikat ndaj Nanos jane bere publike. Ne nje interviste te fundit nje ish-mbeshtetes i tij deputeti socialist Petro Koci ka shprehur zhgenjimin e tij te thelle nga Nano - vlereson John Withers ne kabllogramin e vet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›