Beckenbauer: Robben është egoist

Ish përfaqësuesi gjerman, Franz Beckenbauer e ka thumbuar sulmuesin e krahut të Bayern Munichut, Arjen Robben, për të cilin mendon se është egoist. 66 vjeçari mendon se përfaqësuesi holandez duhet të jetë më bashkëpunues me shokët e skuadrës kur shënon gol, para se të mendojë të festojë me familjarët në tribunë.
“Robben është lojtar vetjak, si disa të tjerë. Reagimi i tij vetjak pas një aksioni të mirë ose goli, nuk është më i miri. Ai nuk e falënderon personin që i jep asist, por shkon e kërkon familjen e tij për të festuar. Kjo i shtyn lojtarët tjerë të vrapojnë prapa tij”, thotë Beckenbauer për Sky 90.
“Do të vijë momenti kur shokët e tij do të mendojnë: Nëse unë ta jap topin dhe nuk më je mirënjohës për këtë, fitoje vetë topin herën tjetër. Ai duhet të mendojë më shumë për ekipin, sesa bën aktualisht”, përfundoi legjenda e futbollit gjerman. Robben ka shënuar 5 gola nga 12 ndeshje për Bayernin në Bundesliga këtë sezon, por nuk ka qenë i rregullt për shkak të lëndimeve.