E Diel, 1 Nëntor 2026

Evakuohet pas një kërcënimi aeroporti i Amsterdamit

Dy terminalet kryesorë 1 dhe 2 të aeroportit të Shipolit në Amsterdam u evakuuan, pas një kërcënimi për bombë.

Policia ka nisur hetimin mbi episodin që nuk ka prekur sidoqoftë fluturimet në ketë aeroport, një nga më të ngarkuarit në Evropë. Disa raporte lëne të kuptohet se evakuimin e nxiten pretendimet e një personi se në njërin prej tualeteve, kishte një bombë.

Të tilla deklarata merren mjaft seriozisht, sidomos që prej 25 dhjetorit të vitit 2009, kur një student nigerian u përpoq të kalonte eksplozive pikërisht në një aeroplan që nisej nga Shipoli dhe kishte për destinacion Detroitin, në Shtetet e Bashkuara.

I riu kishte mbërritur në Amsterdam nga Lagosi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›