E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vëllai i Balotellit provohet në Stoke City

Stoke ka marrë Enoch Balotellin – vëllai i vogël i sulmuesit të Manchester Cityt, Mario Balotelli – në huazim.

Sulmuesi 19 vjeç luajti 82 minuta për ekipin e dytë të Stoke kundër Burton Albionit të mërkurën mbrëma.

Trajneri i akademisë së Stoke Cityt, Dave Kevan tha për Sentinel: “Ai ka stërvitur me ne për një kohë dhe ishte e drejtë ta mbajmë në prova. Ai është djalosh i mirë por pak i vrazhdë për momentin. Do të shohim si shkojnë gjërat”. Enoch ka stërvitur me Stoken për tri javët e fundit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›