Beckenbauer kritikon Robbenin

Presidenti i nderit në Bayern Munich, Franz Beckenbauer, ka kritikuar Arjen Robbenin pas humbjes së skuadrës nga Borussia Dortmund me rezultat minimal 1-0 në Signal Iduna Park të mërkurën.
Holandezi fitoi një penallti në minutën e 85-të, por nuk arriti ta konkretizojë atë. “Nëse unë do ta isha trajner, Robben kurrë nuk do ta godiste atë penallti. Ekziston një ligj i pashkruar në futboll që ai që faulohet nuk duhet ta ekzekutojë penalltinë. Ndoshta ky rregull ka ndryshuar ose ende nuk është mësuar në Holandë”, deklaroi ai.
Bayern mbetet i dyti në Bundesligë, gjashtë pikë prapa Dortmundit me katër ndeshje të mbetura.