Beckham, afër PSG-së

David Beckham është gjithnjë e më afër që ta veshë fanellën e Paris Saint Germain.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, mesfushori anglez, i cili e përfundoi eksperiencën në Los Angeles Galaxy, duket se do ta nënshkruajë një kontratë prej 18 muajsh me klubin francez.
E përditshmja tjetër franceze Le Parisien shkruan se ‘Spice Boy’ pritet të paguhet 800 mijë euro në muaj. Për momentin, menaxherët e ish futbollistit të Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Milanit e kanë përgënjeshtruar këtë mundësi, por mediat franceze sigurojnë se transferimi i tij në PSG është vetëm çështje ditësh.