E Shtunë, 31 Tetor 2026

Biden: Irakianët të punojnë së bashku

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje liderëve të Irakut të punojnë së bashku, për të shmangur ripërtëritjen e konflikteve sektare.

Numri dy i administratës amerikane ia shprehu shqetësimet e tij kryeministrit shiit, Nuri al Maliki, gjatë një bisede telefonike. Reagimi i Bidenit pasoi lëshimin e një flete-arrestit te martën për zëvendëskryeministrin sunit, Tarik al Hashemi, lëvizje kjo që ngjalli frikën se qeveria e brishtë e unitetit ne Irak mund te shkojë drejtë kolapsit shumë shpejt, pas largimit të ushtarit të fundit amerikan.

Përplasjet mes shiitëve dhe sunitëve në Irak i morën jetën mijëra njerëzve, gjatë valës së sulmeve nga viti 2006 deri në vitin 2007.

I gjithë blloku politik sunit i vendit po e bojkoton parlamentin dhe kabinetin qeveritar, në shenjë proteste ndaj urdhër-arrestit, ndërsa po paralajmëron për kaos dhe fatkeqësi ne vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›