Skandal bastesh edhe në Kinë

Skandali i kurdisjes së ndeshjeve e ka përfshirë edhe Kinën.
Sipas mediave kineze, është hapur tashmë procesi gjyqësor ndaj Yang Yimin, ish zëvendësdrejtor i Federatës së Futbollit të Kinës, i cili shihet si personi më i përfshirë në korrupsion në futbollin e këtij vendi.
Yang thuhet se i ka fituar 12 milionë yuan (një milion e gjysmë euro) për t’i kurdisur ndeshjet, duke bashkëpunuar me klube, zyrtarë dhe bastexhinj.
Në skandalin e lindur në sezonin 2009-10 janë të përfshirë edhe rreth 30 persona, prej tyre gjyqtarë, lojtarë dhe zyrtarë klubesh.