Durrës, 3 vjet burg gazetares, mashtrim me vizat
DURRëS- Mashtrimi me vizat ka cuar në burg një gazetare nga qyteti i Durrësit. 38 vjecarja Arlinda Barroti është ndaluar nga policia e këtij qyteti të dielën pas një urdhër arresti të nxjerrë nga organi i Prokurorisë, pasi gjykata e Durrësit e ka dënuar 38 vjecaren me akuzën e mashtirmit për përfitim më shumë se një herë.
3 vjet burg është dënimi i dhënë për Arlinda Barrotin, me profesion gazetare dhe përkthyese. 38 vjecarja akuzohet se ka mashtruar 3 persona të cilëve ju ka premtuar se do ti siguronte viza italiane. Por pasi ka marrë paratë prej tyre nuk e ka mbajtur premtimin dhe paratë nuk jua ka kthyer të zotëve. Dënimi penal ndaj saj është dhënë për arësye se ka mashtruar 3 persona të cilëve ju ka premtuar se do tju siguronte viza italiane me qëllim bashkimin me familjet e tyre, dhe konkretisht do të dërgonte pranë një familje në Itali dy nuset e djemve dhe në rastin e tretë mbesën e tyre.
(m.a/News24/BalkanWeb)