Tirane, vdes i moshuari u perplas nga nje motor
TIRANE- Një 67 vjecar ka humbur jetën teksa në një aksident rrugor në rrugën Bardhyl në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 14.00 i moshuari ka qenë duke kaluar rrugën në këmbë nga nje ane ne tjetren kur është përplasur nga një motorr. Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndihmuar Nexhmedin Dynjajën për ta dërguar në spital. Por 67 vjecari nuk ka mundur të mbijetojë duke gjetur vdekjen pa mbërritur në spital.
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)