E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beckham konfirmon: Operacioni ishte i suksesshëm


Ylli i Milanit dhe i Anglisë, David Beckham, ka konfirmuar se operimi të cilit iu nënshtrua në dellin e Akilit ka përfunduar me sukses, ndërsa njëherësh ka falenderuar tifozët për mbështetjen.

"Dua të shfrytëzoj rastin dhe t'i falënderoj të gjithë tifozët, anembanë botës që më mbështetën, për mua ata do të thonë shumë".

"Operimi ishte i suksesshëm dhe do të doja të falënderoj doktor Oravën dhe gjithë stafin mjekësor gjatë qëndrimit tim në Finlandë. Po ndjehem mirë, dhe jam duke u përqendruar për t'u rikthyer në mënyrë sa më të fuqishme", tha i lumtur Beckham.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›