E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpuli "shfryn" ndaj Portsmuthit

Njeriu i ndeshjes për Të Kuqtë ishte Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll shënoi golin e parë në minutën e 26-të, dha asistin e golit të dytë për Rajan Babel dy minuta më pas dhe realizoi golin e katërt në minutën e 77-të. Alberto Akuilani shënoi gilin e parë me fanellën e Liverpulit në minutën e 32-të. Për miqtë (që kanë shpallur falimentimin) golin e nderit e shënoi Nadir Belhadj një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë tripikësh, Të Kuqtë ngjiten në vendin e pestë në renditje, një pikë më pak se Totenhemi i vendit të katërt dhe një më shumë se Mançester Siti që renditet i gjashti. Por “Gjelat” e Herri Rednap kanë një ndeshje më pak, kurse skuadra e Roberto Mançinit duhet të luajë dy takime më tepër Liverpuli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›