I shkakton penallti, pastaj puth kundërshtarin
Në stadiumin legjendar luhet klasikja e madhe e Brazilit: Vasko de Gama – Flamengo. Jemi në minutën e 35-të të pjesës së parë, kur Uilliams i Flamengos vë në praktikë rregullin e ‘fair-play-t’. Por sipas mënyrës krejt të vetën.
Futbollisti vendas shkakton një ndërhyrje të parregullt brenda zonës ndaj kundërshtarit Filip Koutinjo dhe për gjyqtarin nuk ka dyshim: është penallti. Por këtu fillon më e bukura. Koutinjo vuan i shtrirë në tokë, kur Uilliams i afrohet ngadalë dhe e puth në faqe. Ndoshta për t’i kërkuar falje...