E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres/ Aksident rrugor, një i vdekur

Një 35 vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës si pasojë e një aksidenti në rrugën e re të Ish Kënetës. Ilmi Halluca, që udhëtonte me një motor "Yamaha" u përplas me një automjet "Benz" me targa DR 4932 D, dhe për pasojë të plagëve të rënda ndërroi jetë në spitalin e Durrësit.Aksidenti u shënua pranë rrethrrotullimit te rruga e re që kalon nga zona e ish-kënetës. Ndërkaq, në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekspertët e policisë rrugore të Durrësit. Forcat e policisë, kanë ndaluar drejtuesin e mjetit, Elton Velaj, i cili është shoqëruar në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Policia saktëson se aksidenti ndodhi rreth orës 07:40 minuta.Ndërkaq, inspektorët e policisë rrugore vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit e pasojë vdekjen.
Burimet pranë grupit hetimor thanë se shkak për aksidentin është bërë një parakalim i gabuar i dretuesit të automjetit, i cili tashmë është në pranga.
Kështu, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor vazhdojnë të shkaktojnë viktima në akse të ndryshme të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›