Clinton: Nuk ka krizë në marrëdhëniet SHBA-Izrael
Sekretarja e Shtetit amerikan Hillary Clinton hodhi poshtë zërat se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Izraelit janë në krizë pas mosmarrëveshjeve mes dy vendeve në lidhje me ndërtimin e vendbanimeve të reja në Jeruzalemin Lindor.
"Të dy shtetet kanë detyrime të ngushta dhe të pandashme me njëri tjetrin, por megjithatë SHBA-ja dëshiron që, si Izraeli ashtu edhe palestinezët të provojnë qëllimet e tyre të mira për proçesin e paqes në rajon", është shprehur Clinton në një deklaratë për shtyp nga Uashingtoni.
Deklarata e sekretares amerikane ka ardhur në ditën e përleshjeve mes palestinezëve dhe forcave të sigurisë izraelite, ku të paktën 90 palestinezë u plagosën dhe 60 të tjerë u vunë nën pranga.