Dy vjet nga tragjedia e Gërdecit

Sot shënohen 2-vjet nga tragjedia e Gërdecit. Dy vjet më parë, si pasojë e shpërthimit në fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec humbën jetën 26 persona ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Familjarët e viktimave pritet të manifestojnë sot, pikërisht në Gërdec. Ndërkaq sot do të zhvillohet edhe gjyqi për 29 të pandehurit për çështjen Gërdeci në Gjykatën e Tiranës.