Standard i ri Meta Tani transparence e plote

Një ditë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, kreu i LSI-së, Ilir Meta e konsideron të drejtë vendimin për rinumërimin e të gjitha fletëve të kontestuara.
“Natyrisht që edhe unë si shumë të tjerë do të dëshironim që kjo çështje të kishte përfunduar që dje, por unë jam i bindur që për rrethanat në të cilat u zhvilluan zgjedhjet, por në mënyrë të veçantë në rrethanat ku kemi një diferencë jashtëzakonisht të ngushtë midis kandidatëve, transparenca e plotë, transparenca maksimale e pandodhur më parë është e mirëpritur dhe është e domosdoshme, për të vendosur këtë rekord të ri të transparencës së procesit zgjedhor”-theksoi Meta .
Lidhur me nevojën për ndërhyrje nga Komisioni i Venecias, kreu i LSI-së, Meta tha se në fazën aktuale gjithçka është në dorën e Kolegjit Zgjedhor.
“Nuk e besoj se Komisioni i Venecias ka mundësinë që të luajë një rol në këtë proces tërësisht kushtetues dhe në këtë proces tërësisht në respekt të kodit zgjedhor ose ndryshe të njohur si kodi PS-PD”-tha ai.
Meta theksoi se vendimi i Kolegjit respekton jo vetëm votën e çdo qytetari po njëkohësisht i hap rrugë një transparence të plotë të numërimit të votave duke sjellë një standart të ri të zgjedhjeve në Shqipëri.
Erjon Ajazi