Beckham, tek United si zyrtar

David Beckham sikur Zinedine Zidane. Mesfushori anglez, i cili po planifikon ta përfundojë eksperiencën e tij te Los Angeles Galaxy, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente ta merrte ndonjë rol të zyrtarit në Manchester United, ku bëri emër, njëjtë si ‘Zizou’ në Real Madrid.
“Do më pëlqente, sepse Manchester United është skuadra që e ka ngritur karrierën time. Sezoni më i mirë ishte ai ’99, kur fituam tre tituj. Mendoj se asnjë klub tjetër anglez nuk do të mund ta përsëritë kurrë atë sukses”, deklaroi mesfushori anglez për tabloidin britanik ‘The Sun’.