E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekipet nën ethe për shortin e barazhit

Tetë ekipet, të cilat përfunduan në pozitat e dyta në grupet përkatëse në kualifikimet për ‘Euro 2012’, do të njihen sot me kundërshtarët e tyre të fazës së play-offit, ku do ta kërkojnë një biletë për kompeticionin e vitit të ardhshëm, që do të mbahet në Ukrainë dhe Poloni.

Shorti do të hidhet duke filluar nga ora 13:00, ndërsa kryesuese në short do të jenë: Portugalia, Kroacia, Irlanda dhe Republika Çeke. Nga ana tjetër do të jenë Turqia, Bosnja e Hercegovina, Estonia e Mali i Zi (dy të fundit debutuese në këtë fazë).

Ndeshjet e para të barazhit do të luhen me 11-12 nëntor, kurse ato të kthimit pas tri ditësh, më 15. Ceremonia do të udhëhiqet nga sekretari gjeneral i UEFA-s, Gianni Infantino dhe ish përfaqësuesi polak Zbigniew Boniek, njëri prej ambasadorëve të fazës finale.

Shorti i fazës finale do të hidhet më 2 dhjetor në Kiev, ndërsa turneu do të nisë më 8 qershor 2012 dhe do të zgjasë deri më 1 korrik. Ai do të mbahet në tetë qytete. Përpos organizatorëve Polonia e Ukraina, tashmë e kanë siguruar kualifikimin edhe Spanja, Gjermania, Rusia, Italia, Franca, Holanda, Greqia, Anglia, Danimarka e Suedia, si ekipi i dytë më i mirë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›