E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franca - Blank

Fatkeqësia e madhe e Botërorit 1994 nuk goditi për herë të dytë dhe “gjelat” francezë ia dolën të këndonin pa u zbardhur mirë dita. Franca barazoi në fund me Bosnjë-Hercegovinën në Paris dhe trajneri Blank është i lehtësuar që skuadra e tij shkoi direkt për në fazën finale të Euro 2012-ës.

“Ne e përgatitëm veten për një ndeshje të vështirë dhe ndeshja doli po aq e fortë sa ç’e prisnim. Në pjesën e parë ishim zhgënjyes, por kjo ndodhi për shkak të lojës së Bosnjës. Kundërshtari kishte besim dhe nivel të lartë teknik, lojtari që shënoi bëri diferencën. Në pushim u thashë lojtarëve se nëse donin që të shkonin në plej of dhe jo në finale, mjaftonte të vazhdonin të luanin në atë mënyrë”., thotë Blank.

Më 1993, Franca u mund nga Bullgaria në Paris dhe nuk shkoi në botëror. Këtë herë ndodhi ndryshe, veçse Blank duhet të gjejë formulën magjike për të fituar në finalet e vitit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›