E Diel, 1 Nëntor 2026

Bedineishvili: Minatorët të zgjedhin një përfaqësi tjetër

Administratori i kompanisë ACR Giga Bedineishvili është nisur drejt qytetit të Bulqizës për zhvilluar bisedimet me minatorët për të arritur një marrëveshje

I kontaktuar nga “Ora News” Beineishvili ka theksuar se ndodhet pranë qytetit të Bulqizës ndërsa ka ripërsëritur sërish se do të takohet me minatorët por pa praninë e sindikatave.
 

“Do të jem në Bulqizë për t`u takuar me minatorët pa praninë e Kol Nikollajt dhe Taf Kolecit. Minatorët të zgjedhin një përfaqësi tjetër për të diskutuar për problemet e tyre” ka deklaruar për “Ora News” administratori i ACR-së.
 

Ai gjithashtu është shprehur i shqetësuar në lidhje me shëndetin e 13 minatorëve të cilët prej 11 ditësh ndodhen në grevë urie 1400 nëntokë.
 

Ndërkohë gjendja e minatorëve grevistë gjatë ditës së sotme paraqitet shumë e rëndë ndërsa sot pritet se ndoshta do të ketë një marrëveshje mes përfaqësuesve të firmës ACR dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e këtyre të fundit.
 

Minatorët kërkojnë rritje page në masën 40%, përmirësim të kushteve të punës, ulje të moshës së daljes në pension dhe largimin e përfaqësuesit të kompanisë ACR.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›